Apolonia, Broshka: Meritojmë qëndrimin


apolonia










Mbrojtësi i Apolonisë, Klajdi Broshka, një nga më të dalluarit në dy ndeshjet e fundit, në një bisedë për “Panorama Sport” shprehet optimist se nuk do ta diskutojnë mbijetesën. “Po kalojmë momente mjaft të mira, gjë që e fakton dhe marrja e 7 pikëve në tri ndeshjet e fundit.
Tashmë na mbetet detyrë të qëndrojmë me ‘këmbë në tokë’ dhe të ruajmë këtë ritëm edhe në vazhdim. Fitorja ndaj Teutës nuk ishte rastësi, por rrjedhojë e lojërave të mira që po zhvillojmë. Ndaj durrsakëve ishte një finale mbijetese dhe e kishim përgatitur në maksimum.
Ishim paksa të ngarkuar, pasi na duhej fitorja me çdo kusht. Megjithatë, ditëm të zgjidhnim si duhet çdo gjë me qetësi dhe qartësi, duke marrë një fitore plotësisht të merituar. Kjo Apoloni nuk do të ndalet. Ne jemi të bindur se do të mbijetojmë në Superiore. Kampionati për ne sapo ka filluar, ndaj dhe nuk duhet të hedhim hapa falsë. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, pasi vetëm kështu do të arrijmë objektivin: qëndrimin në Superiore”.
Sa i përket sfidës së radhës ndaj Laçit, Broshka tha: “Një ndeshje e vështirë si të gjitha ndeshjet e këtij kampionati. Megjithatë, do të kërkojmë me çdo kusht të vijojmë me serinë e rezultateve pozitive dhe të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje. Asgjë nuk është e pamundur, aq më tepër që po kalojmë momente të mira që do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë si duhet në ndeshjen e fundjavës. Të gjithë jemi të motivuar dhe të përkushtuar për të bërë e arritur më të mirën e mundshme. Një gjë siguroj se do të bëjmë gjithçka të mundur që Apolonia të mbijetojë në Superiore”.

Share on Google Plus

About Unknown

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment